Policia ka vënë në pranga 36 vjeçarin Ervis Myqelefi pasi ka përplasur me makinë kalimtaren Lefteri Binjaku në aksin Elbasan-Metalurgji.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë 50 vjeçarja nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve të marra pasi pas përplasjes mjeti e ka marrë para rreth 100 metra në ecje.
Policia u vu në ndjekje të autorit duke qenë se ai u largua menjëherë nga vendngjarja sapo gruaja u lëshua në tokë e plagosur.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 31.01.2022, rreth orës 14:00, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, shtetasi E. M., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasen L. B., rreth 50 vjeçe, dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i aksidentit.
Falë ndjekjes nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, Policisë Rrugore të DVP Elbasan, Forcave të Posaçme “Shqiponja” dhe Njësisë Operacionale është bërë e mundur kapja e drejtuesit të mjetit, shtetasit E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, i cili ndodhet në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Mjeti tip “Opel” është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
…
/faxweb