Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ku një autobuz i linjës së unazës dhe një veturë kanë përfunduar në lumin e “Lanës” si pasojë e përplasjes.
Veliaj dhe Manastirliu kanë qenë të prainshëm për të mbikëqyrur gjendjen aktuale, ndërkohë që raportohet se vetura ka përfunduar poshtë gomave të autobuzit, dhe të dy automjetet ndodhen në lumin e Lanës.
Deri më tani mësohet se shoferi i autobuzit dhe tre pasagjerë (dy meshkuj dhe një femër) janë paraqitur në spital për kontrolle të mëtejshme, nuk kanë dëmtime por janë të traumatizuar nga ngjarja e ndodhur.
Autobusi dhe makina përfunduan në Lanë, reagon policia: Dy pasagjerë në spital
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb