Laura Salvo bashkë-pilotja spanjolle e garave “Rally” ka vdekur në një aksident të rëndë në fazat e para të garës Rally Vidreiro në Portugali. Ajo ishte 21 vjeç. Makina e garave që po drejtohej nga Miguel Socias doli nga rruga me shpejtësi në terrenin e thyer dhe u përplas me një mjet tjetër.

Grupet mjekësore arritën në vend brenda dy minutave pas aksidentit të tmerrshëm por pilotja e talentuar kishte vdekur në vend. Salva konkurronte bashkë me Socias në kampionatin Suzuki Swift Cup. Ajo kishte nisur sezonin 2020 me një fitore impresionuese në garën e Rally del Bierzo. Motra e saj Maria Salvo, është gjithashtu pilote profesioniste rally.

Homazhe të shumta u bënë në rrjetet sociale për vdekjen e saj. Skuadra Peugeot Sport shkruante: “Peugeot Sport shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e miqtë e bashkë-pilotes Laura Salva, e cila vdiq mëngjesin e sotëm në garën e Rally Vidreio Centro në Portugali.”

Një nga fansat shkruante: “Ditë zie për të gjithë dashamirësit e garave rally për humbjen e Laura Salvo sot në Portugali.”

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re