Policia ka dhënë detaje nga aksidenti i dyfishtë i ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Milot.

 

Sipas bluve, në aksident janë përfshirë mjeti Ford që drejtohej nga 39 vjeçarja, e cila doli nga rruga duke u përplsur me “Audin”, që drejtohej nga shtetasja K.D.

 

Si pasojë, kjo e fundit është dëmtuar dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

 

Kurbin / Informacion paraprak

 

Rreth orës 21:20, në Fushë Milot, shtetasi H.T., 39 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij tip “Ford” me të cilin po lëvizte, duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës.

 

Si pasojë e përplasjes me trafikndarësen, nga mjeti tip” Ford” janë shkëputur disa pjesë të tij, që kanë rënë mbi mjetin tip ” Audi” që po lëvizte në këtë aks rrugor, me drejtuese shtetasen K.D., e cila ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital.

 

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re