Skip to content

Aksidenti i frikshëm në Itali, viktimat janë grup turistësh nga Ukraina

194146372 17625996 604a 408b 93bc b46936357f8b

Në bordin e autobusit që u aksidentuar këtë të martë në Itali ishte një grup turistësh ukrainas. Mediat vendase shkruajnë se turistët po ktheheshin në Marghera pasi kishin qenë në Venecia.

 

Automjeti i aksidentuar doli nga rruga dhe “fluturoi” për 10 metra, ndërsa më pas mori flakë nga kontakti me telat e energjisë elektrike mbi një hekurudhë.

 

Autoritetet bëjnë me dije se janë nxjerrë të gjithë trupat e viktimave, si dhe të gjithë të mbijetuarit. I fundit që u nxor ishte shoferi, fatkeqësisht i pa jetë. Deri më tani raportohet për 21 viktima dhe 12 të plagosur.