Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar 6 personat e lënduar pas aksidentit të ndodhur pranë ish-kinema Agimit ku një autobuz dhe një veturë përfunduan në lumin e Lanës si pasojë e përplasjes mes tyre.

Manastirliu vizitoi qytetarët që po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Traumës dhe u uroi të shkuara. Ndërkohë që 6 personat e paraqitur në spital nuk kanë lëndime serioze, më së shumti traumatizim për shkak të aksidentit të frikëshëm ku vetura përfundoi poshtë gomave të autobuzit në lumin e Lanës.

“Keni shpëtuar për mrekulli, ka qenë realisht një mrekulli. Falë zotit keni shpëtuar. Me dëmtime të lehta të rekuperueshme thonë mjekët. Unë qëllova aty. Ishin dy çuna të lagjes që ju kanë nxjerrë. Ambulanca ka ardhur në kohë. I kemi nxjerrë në kohë reale. Direkt ka ardhur ambulanca”, tha Manastirliu.

Manastirliu-pacientes: Jeni lënduar nga aksidenti?
Pacientja: Më shumë jemi trembur!
Manastirliu: Mos u shqetësoni, mjekët më thanëse jeni jashtërrezikut për jetën, keni vetëm dëmtime të rikuperueshme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re