Skip to content

Aksidenti i frikshëm tek Rruga e Kombit, plagosen 6 persona! Pamjet e mjeteve të shkatërruara nga përplasja

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në rrugën e Kombit, në segmentin Milot-Rrëshen, ku raportohet se kanë mbetur të plagosur 6 persona.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një fuoristradë dhe një autoveturë, që janë shkatërruar pas përplasjes.

Katër prej të plagosurve janë gra, të cilat udhëtonin me autoveturën.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

 

“”