Autoritetet indoneziane kanë përfunduar kërkimet për aksidentin ajror të pak ditëve më parë, kur një aeroplan që ra në det u morri jetën 189 njerëzve.

Fluturimi i Lion Air përfundoi tragjikisht më 29 tetor, vetëm 13 minuta pas nisjes nga Xhakarta për në Pangkal Pinang.

Aksidenti ndodhi në detin Java-s perëndimore dhe në avionin Boeing 737 MAX 8 kishte 189 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Kreu i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (BASARNAS), Suryo Bambang Aji tha se ekipet e shpëtimit nuk mundën të gjëjnë më asgjë në vendngjarje dhe që, për këtë arsye ka përfunduar kërkimi zyrtar.

Aji tha se qeset që përmbajnë mbetjet e viktimave në 13 ditët e fundit u dërguan në departamentet kompetente të spitalit dhe se 79 viktima ishin identifikuar deri më tani.

Lion Air ka filluar të paguajë kompensim për familjet e viktimave në shumën prej 85,000 dollarë amerikanë për çdo viktimë.

Arsyet e aksidentit ende po hetohen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re