Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në Durrës.

Blutë e këtij qyteti bëjnë me dije se, rreth orës 05:00, në aksin rrugor Plepa-Romanat, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Ermal Kadriu, 23 vjeç, personi qe shihni ne foton e meposhtme, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një plep.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa ka ndërruar jetë në vend pasagjeri, shtetasi i identifikuar si Gerald Hysa, 23 vjeç.

“FaxNews” siguroi pamjet nga vendi ku u regjistrua aksidenti me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri.

Siç duket edhe nga pamjet, si pasojë e përplasjes automjeti është dëmtuar rëndë, ndërsa një grup hetimi shkoi në vendngjarje për të zbuluar shkaqet.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re