Ka ndërruar jetë 45-vjeçari Gramoz Xhumari, i cili u përplas ditën e sotme në hyrje të Lushnjës nga një motoçikletë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se i aksidentuari ka humbur jetën teksa po transportohej në Tiranë, për të marrë mjekim për dëmtimet e pësuara nga aksidenti.

Drejtuesi i motorit Ledion Duro është gjithashtu në gjendje kritike në spitalin e Traumës.

Aksidenti ka ndodhur në “Rrugën e Palmave” pranë tregut të fruta perimeve.

Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësor. Ledion Duro drejtuesi i motorit ka përplasur shtetasin Gramoz Xhumari 45 vjeç nga Karbunare.

45-vjeçari i ka prerë rrugën drejtuesit të motorit ku ky i fundit dhe pse ka frenuar nuk e ka shmangur dot përplasjen.

Aksi ku ndodhi aksidenti i sotëm është një nga akset që shpesh herë ka patur aksidente dhe me pasoja fatale. Kjo për shkak të drejtësisë që ka ky segment ku drejtuesit e mjeteve ecin me shpejtësi deri në 120 km në orë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re