Ardjan Xhaja, punonjës i policisë burgu i Peqinit, ka mbetur i vdekur pas një aksidenti të rëndë mbrëmjen e kësaj të premte në aksin Peqin-Elbasan.
Të plagosur kanë mbetur 6 persona të tjerë: Adem Senja, 53; Nazmi Hysa, 60; Gëzim Baku, 60; Marius Hysa; Kudred Hasa, 27; Maksim Ranxha, 50.
Aksidenti i rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin Peqin-Elbasan, ku një kamionçinë u përplas me një mjet tip Ford.
Aksidenti ndodhi pranë fshatit Lazaren dhe i vdekur ka mbetur punonjësi i burgut të Peqinit, i cili udhëtonte me mjetin tip Ford.
(E.H/Faxweb.al)
…
/faxweb
