Foto ilustruese
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prrenjas, ku makina ka përplasur një këmbësore, e cila ka ndërruar jetë.
Ajo që e bën më të rëndë ngjarjen është fakti se policia nuk ka dhënë asnjë njoftim per ore te tera në lidhje me aksidentin, ndërkohë që viktima është Qamile Hana, nga Rrajca.
Në drejtimin e mjetit ishte shtetasja Ana Laçka, foton e te ciles e ka siguruar Fax News, e cila edhe pse është ndaluar nga policia, ngjarja është mbajtur e fshehtë. Burimet saktësojnë për Fax News, se viktima ka qenë punonjëse në spitalin e Prrenjasit.
Pas disa oresh heshtje ka reaguar dhe Policia e Shtetit: Prrenjas/ Informacion paraprak
Në fshatin Urakë, Prrenjas, shtetasja A.L., duke drejtuar mjetin tip “Wolksvagen” ,ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Q.H., 57 vjeçe , e cila ka humbur jetë .
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Ana Lacka.
…
/faxweb
