I mituri 16-vjeçar që mbeti i plagosur në aksidentin e mesditës në aksin Vlorë- Fier, ka ndërruar jetën gjatë transportit për në spitalin e Traumës në Tiranë.
Dy të rinjtë Luan Llano 19 vjeç dhe Tomorr Brati 16 vjeç po lëviznin me motor tip Piago mesditën e sotme në rrugën “Demokracia.
Në një moment motomjeti, i cili drejtohet nga 19-vjeçari doli jashtë kontrollit duke u përplasur me një shtyllë elektrikë anës rrugës dhe një shtyllë druri.
Luan Llano ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa 16-vjeçari Tomorr Brati u plagos rëndë në moment dhe më pas u nis për në Tiranë tek spitali i Traumës, ku ndërroi edhe ai gjatë rrugës.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Në vijim të aksidentit të ndodhur sot, në rrugën “Demokracia”, ju informojmë se shtetasi L. Ll., 19 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, ka qenë drejtuesi i motomjetit.
Gjithashtu, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Spitalin e Traumës edhe shtetasi i mitur T. M., 16 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer.
Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.