Tre të miturit që u aksidentuan mbrëmjen e së martës në Sarandë janë transportuar tek Trauma.

Frenki Hamiti, 13 vjeç dhe Orest Kalo, 14 vjeç u transportuan me ambulancë në mesnatë për mjekim të specializuar. Ndërsa 14-vjeçari Arjol Dervishaj është dërguar me helikopter për shkak të gjendjes së rëndësuar shëndetësore.

Sipas bluzave të bardha, Arjol Dervishaj është i intubuar pasi ka marrë goditje të rënda në kokë.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Stjar-Bajkaj.

Mjeti ku udhëtonin 3 adoleshentët ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një përrua.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re