Nga aksidenti që ndodhi më 24 korrik 2025, ku u lënduan gjashtë persona, një nga viktimat, një fëmijë, humbi jetën.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet me dije se fëmija është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e obduksionit.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, por mjeku kujdestar konfirmoi vdekjen e njërit prej tyre, një fëmijë. Me urdhër të prokurorit, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raport.



