Skip to content

Aksidenti i rëndë në Tiranë, ja pistat ku po hetohet

Taulant Gjoka, shefi i qarkullimit në Tiranë tha se nuk përjashtohet pista e shpejtësisë, në aksidentin e rëndë në Tiranë, ku autobusi i linjës së Unazës u përplas me disa makina.

“Jemi në proces duke kryer verifikimet, disa po testohen për nivelin e alkoolit, nuk përjashtohet as shpejtësia. Dëmet janë të konsiderueshme, jemi në hapat e parë të hetimit. Të gjithë do mbajnë përgjegjësi sipas ligjit.” u shpreh Gjoka.