Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar për aksidentin e rëndë që ka ndodhur këtë pasdite tek mbikalimi i Saukut.

 

Sipas bluve, viktimë kanë mbetur dy gra, ndërsa tre persona janë plagosur.

 

Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk dihet gjendja e tyre.

 

 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.03.2023, rreth orës 18:05, shtetasi Q. K., duke drejtuar automjetin, në unazën lindore  dyshohet se duke dalë për tek rrethrrotullimi i Tegut, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga mbikalimi, mbi kofanon e një automjeti tjetër.

Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetase femra, si dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit Q K., O. K., dhe K. R., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Mbi rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, dhe për gjendjen shëndetsore të të dëmtuarve në spital, do të keni njoftim në vijim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re