TIRANË- Aksidentimi i autobusit të unazës paraditen e sotme pranë “Shallvareve” në kryeqytet shkaktoi kaos dhe frikë tek qytetarët e Tiranës. ABC News ka siguruar pamje të reja, ku dukej qartë se si autobusi merr para makinat pa mbërritur ende në stacion.

Eksperti rrugor, Islam Qibini, tha për Abc News se nga pamjet duket se përgjegjësi është e drejtuesit të autobusit, por gjithsesi versionin përfundimtar shtoi ai pritet ta japë grupi hetimor, që është ngritur për rastin.

“Për sa i përket këqyrjes së vendit të ngjarjes i përket grupit hetimor për të caktuar fajësinë. Por, me sa jam unë në dijeni, dhe videove që ju keni vënë në dispozicion, këtu kemi të bëjmë me një rrugë urbane kryesore, ku drejtuesit e automjeteve kanë ndaluar për shkak të sinjalistikës ndriçuese që kanë qëndruar në semafor dhe autobusi i ka goditur automjetet nga prapa, dhe pikërisht në këtë prizëm, sa i takon pamjeve, tregon se drejtuesi  i autobusit ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit. Komentoj, që drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin e autobusit për arsye të ndryshme, dhe pastaj ka vazhduar goditja e automjeteve të tjera. Humbja e kontrollit është për shkaqe të ndryshme, për shkak se nuk përqendron vëmendjen gjatë drejtimit të automjetit dhe shkaku i përket grupit hetimor për të caktuar me saktësi. Problemi është se në fund duhet që patjetër, që të bëhet një kontroll teknik i autobusit për sistemin e frenimit dhe kryesisht këtu, me pamjet filmike duket humbja e kontrollit të autobusit dhe gabim njerëzor që i përket drejtuesit autobusit.”, tha ai/n.m.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re