Skip to content

Aksidenti i trefishtë Tiranë-Durrës, ndërron jetë 25-vjeçari

Humb jetën një prej të plagosurve në aksidentin e ndodhur pasditen e të martës në autostradën Tiranë-Durrës. 25-vjeçari ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

 

Më herët policia njoftoi se nga aksidenti kishin ngelur dy të plagosur.

 

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.