Një aksident masiv me 200 makina ndodhi të mërkurën në mëngjes në një urë në Kinë, pranë Zhengzhou-t.

Sipas kanalit shtetëror ÇTV të Kinës, përpkasja masive në të cilin vdiq të paktën një person u shkaktua nga dukshmëria e ulët për shkak të mjegullës.

Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë kamionë dhe makina të kthyera në një masë hekuri pa formë.

Siç raporton Reuters, shumë prej të plagosurve janë bllokuar në automjetet e tyre.

Meteorologët kinezë shpjeguan se dukshmëria mëngjesin e së mërkurës në këtë zonë ka qenë nën 500 metra, ndërsa në disa raste ka rënë edhe në nivelet 200 metra.

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re