Aksident me një të plagosur në unazën e qytetit të Pogradecit. Burime policore bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar të drejtuesit të mjetit tip “Volksvagen” i cili për të shmangur goditjen me mjetin tjetër përballë ka përfunduar në një kanal me ujë.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve. Policia po heton shkaqet e këtij aksidenti të ndodhur ditën e sotme rreth orës 14.00.

Banorët që jetojnë në të dy anët e unazës janë të shqetësuar për shkak të shpejtësisë së lëvizjes së mjeteve, si dhe mungesës së sinjalistikës dhe barierave kufizuese të shpejtësisë në rrugë.

Gjithnjë sipas banorëve në unazën e Pogradecit ka pasur edhe aksidente me pasojë vdekje për shkak të lëvizjes me shpejtësi dhe mungesës së ndriçimit.

“Erdhi me shpejtësi, jemi shumë të rrezikuar! Para 3 vjetësh u shtyp fëmija ore! Dua një pritë unë”-u shpreh një banore.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re