Mësohet se viktima e aksidentit në Lazaren të Elbasanit mbrëmjen e sotme, është punonjësi i Policisë së burgut të Peqinit, Ardjan Xhaja.
Aksidenti ndodhi rreth orës 21:20, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku si pasojë e përplasjes së një kamionçine me një automjet tip “Ford”, mbeti i vdekur polici i cili ishte pasagjer në autoveturën në fjalë.
Gjithashtu raportohet dhe për gjashtë persona të plagosur, të cilët janë transportuar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.
Njoftimi i plotë i policisë: Peqin/ Informacion paraprak
Më datë 11.06.2021, rreth orës 21:20, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Lazaren, Peqin, janë përplasur mjetet Kamioçin dhe mjeti tip “Ford”, si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë pasagjeri në mjetin tip ” Ford”.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.
…
/faxweb
