Premtim Hamzaj 27 vjeç, është arrestuar nga policia pas aksidentit të ndodhur mesditën e sotme në Maqellarë të Dibrës ku humbi jetën një person.
Policia bën me dije se 27-vjeçari ka qenë në timonin e automjetit tip ‘Volksëagen Pasat’, në momentin kur ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës. Si pasojë e përplasjes humbi jetën Edison Hamzaj 28-vjeç, si dhe u plagos shoferi dhe 2 të tjerë, të gjithë kushërinj me njëri tjetrin.
Njoftimi i policisë:
Dibër
Nga specialistët e seksionit të trafikut Urban dhe Interurban në DVP Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. H., 27 vjeç, banues në Maqellarë, pasi me datë 03.01.2022, rreth orës 11.30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip ‘Volksëagen pasat’, ka humbur kontrollin duke u përplasur me mbrojtëset anësore të rrugës dhe për pasojë mbetën të lënduar drejtuesi i mjetit, pasagjerët që udhëtonin me të, shtetasit D. H., 22 vjeç; A. H., 25 vjeç; dhe humbi jetën shtetasi E. H., 28 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.
Aksidenti me pasojë vdekjen në Dibër, makina rrëshqiti prej akullit dhe doli nga rruga, pamjet të rënda nga vendi i ngjarjes (FOTO)
(E.H/Faxweb.al)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
