Arrestohet 24 vjeçari që shkaktoi aksidentin e shumëfishtë ditën e djeshme në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën e Elbasanit, ku i riu u përplas me katër automjete të tjera.

Si pasojë e përplasjeve u plagosën tre persona. Ata u dërguan menjëherë në spital, ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“A. S., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në Rrugën e Elbasanit, automjeti që drejtonte 24-vjeçari, është përplasur me 4 automjete të tjera. Si pasojë e përplasjeve, janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën;”, njoftoi policia.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re