Skip to content

Aksidenti me 3 viktima, banorët: Kthesa ku ndodhi tragjedia është e rrezikshme, merr jetë njerëzish

KURBIN- Dëshmi të tjera dalin në dritë nga aksidenti tragjik që ndodhi në Adriatik të Kurbinit, ku humbën jetën 3 persona.

Banorët e zonës tregojnë se rruga ku humbën jetën Juli Margjini, 22 vjeç, banues në Kombinat, Simon Kaza, 20 vjeç dhe Bert Marku, 17 vjeç, është e rrezikshme.

Ata tregojnë se në këtë rrugë mungon sinjalistika, ndërsa aty sipas tyre vdesin çdo ditë. “Rruga pa sinjalistikë, po vdesin njerëz çdo ditë. Rruga e amortizuar, askush nuk ka vënë dorë. Kthesa ku ndodhi tragjedia, e rrezikshme. Ura e ngushtë, jemi ankuar, por s’janë marrë masa”, pohojnë banorët.(ed.me/BalkanWeb)