Ekipet e shpëtimit nxorrën nga deti trupat e 24 të vdekurve nga një aksident ajror në Indonezi.

Një aeroplan pasagjerësh i Lion Air me 189 pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi u rrëzua dje në det pranë ishullit Java, pak pas ngritjes nga Xhakarta.

Një gazetë lokale, Tempo, raporton se familjet e viktimave të fluturimit fatal JT 610 u kërkuan të ofrojnë mostrat e ADN-së për identifikimin e viktimave.

Në vendin e rrëzimit janë gjetur sendet personale të udhëtarëve dhe copëra nga avioni, ndërsa për nxjerrjen e trupave do të duhen zhytës profesionistë.

Zyrtarët kanë thënë se ekziston ndonjë shenjë deri më tani që mund të ketë të mbijetuar.

Sa për shkaqet e aksidentit, ende nuk ka ndonjë përfundim të plotë. Lion Air tha se avioni Boeing 737 MAX 8 kishte patur një problem teknik vitin e kaluar, por ishte riparuar.

Edward Sirait, drejtor i kompanisë, tha se avionik drejtohej nga një pilot 31-vjeçar nga India Bhavye Sunya dhe shton se ai është një pilot i ri por me përvojë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re