Dy ditëm më parë një aksident i rëndë ndodhi në aksin rrugor Shkodër – Koplik, ku një autobus përplasi të një motoçikletë, ku po udhëtonte çifti i të moshuarve, Adem Sula 84-vjeç dhe Sadije Sula 80-vjeçe.

Pas aksidentit të moshuarit i dërguan në spital, por nuk i rezistuan dot plagëve të rënda, duke ndërruar jetë disa orë më vonë.

Policia e Shkodrën njofton se është arrestuar shoferi i autobusit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Aksidentoi me pasojë vdekjen, një çift bashkëshortësh që lëvizte me motomjet, arrestohet në flagrancë një 37-vjeçar (drejtues i një autobusi).

Specialistët e Policisë Rrugore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin F. V., 37 vjeç, banues në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe, pasi më datë 08.07.2023, rreth orës 18:50, në aksin rrugor “Koplik – Shkodër”, në fshatin Shtoj i Ri, autobusi që drejtohej nga 37-vjeçari, është përplasur me motomjetin me të cilin lëvizte shtetasi A. S., 84 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja S. S., 80 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, shtetasit A. S. dhe S. S. kanë humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.r.t

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re