
Është arrestuar nga policia shoferi i “Benz-it” që një ditë më parë në aksin Gjirokastër-Kakavijë përplasi një zetor duke i marrë jetën shoferit të këtij të fundit.
Përplasja fatale ndodhi mbrëmjen e djeshme dhe që rezultoi tragjike për një nga drejtuesit e mjeteve.
Njoftimi i policisë Gjirokastër:
Po nga këto shërbime u arrestua në flagrancë shtetasi I. M., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, është përplasur me automjetin zetor me drejtues shtetasin Ll. Ç. dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i zetorit.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb



