Skip to content

Aksidenti me një viktimë dhe 6 të plagosur, arrestohet shoferi në Korçë

KORÇË- Një 21-vjeçar është vënë në pranga pasi një ditë më parë u përfshi në aksident me pasojë vdekjen e një 46-vjeçareje dhe plagosjen e 6 të tjerëve.

Burime spitalore konfirmojnë se personat e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndërkohë ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit fatal./