Policia ka arrestuar ditën e sotme shtetasin me iniciale A.L., për një aksident të ndodhur dje rreth orës 14:45, në fshatin Rranxa të Vaut të Dejës.

 

Blutë bëjnë me dije se 37-vjeçari u përplas dje me zetorin, i cili si rrjedhojë është përmbysur. Nga aksidenti humbi jetën drejtuesi i zetorit me iniciale E.Rr. Ndërkohë, shtetasi A.L akuzohet për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A.L., 37 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ky shtetas, më datë 17.06.2022, duke udhëtuar me një motoçikletë që e drejtonte pa leje drejtimi, në fshatin Rranxa, Vau i Dejës, është përplasur me një mjet bujqësor (zetor), me drejtues shtetasin E. Rr., 38 vjeç, banues në fshatin Rranxa dhe si pasojë e përplasjes mjeti bujqësor është përmbysur.

Drejtuesi i mjetit bujqësor u dëmtua gjatë aksidentit dhe për pasojë ndërroi jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re