Policia ka arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, Mariglen Skënderaj, drejtuesi i automjetit që u përfshi në aksidentin e Levanit mbrëmjen e të enjtes.

 

Nga aksidenti mbetën të vdekur tre persona ndërsa u plagosën tre të tjerë.

 

Tre personat që humbën jetën ishin pjestarë të të njëjtës familje, përkatësisht dhëndri, Sokrat Lelaj, Fatbardha Lelaj dhe nëna e saj Bylyre Salaj.

 

Skënderaj udhëtonte me bashkëshorten dhe vajzaën e tij të mitur që fatmirësisht shpëtuan me lëndime të lehta.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re