Policia ka arrestuar 53 vjeçarin që shkaktoi aksidentin me vdekje në Vaqarrr një ditë më parë. Sipas policisë, 53 vjeçari ishte në gjendje të dehur kur ndodhi ngjarja e rëndë. Makina që drejtonte 53 vjeçari u përplas me një motor dhe për pasojë ndërroi jetë drejtuesi 23 vjeçar i kësaj të fundit.

“A. Sh., 53 vjeç, banues në fshatin Bulticë, Tiranë, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Audi”, në Vaqarr, ka humbur kontrollin dhe automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. T., 23 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën;”, njoftoi policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re