Një vajzë rreth 25 vjeç ka ndërruar jetë në aksidentin e rëndë të kësaj të enjteje në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-it, ku një makinë me shpejtësi tej normave të lejuara, që vinte nga Shkoza ka rënë nga mbikalimi duke u përplasur me një tjetër automjet.

Për pasojë ka humbur jetën një 25 vjeçare, identiteti i së cilës ende nuk bëhet me dije ndërsa kanë mbetur të plagosur tre persona të tjerë, që ndodheshin në mjetin që ra nga mbikalimi. Ndërkohë, pritet një komunikim zyrtar nga ana e policisë për të mësuar më shumë detaje rreth kësaj ngjarjeje të rëndë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re