Skip to content

Aksidenti në aksin Mamurras-Laç, identifikohet viktima

WhatsApp Image 2023 03 26 at 9.28.41 AM

Alban Miloti ka ndërruar jetë dhe Elvis Doçi ka mbetur i plagosur nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotme në aksin Mamurras-Laç. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Gjorem. Mjeti humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rrugës. I plagosuri është dërguar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.