Skip to content

Aksidenti në aksin Pogradec-Lin, ndërron jetë një person! Shkon në 4 numri i të plagosurve

aksidenti vlore

 

Një aksident u regjistrua ditën e sotme  në aksin nacional Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Pojskë.

Në aksident u përfshinë dy automjete. Mësohet se ka ndërruar jetë një grua, e cila ishte pasagjere në një prej automjetet e përplasura. Ndërsa ka shkuar në 4 numri i të plagosurve. Përplasja ka qenë e forte, ndërsa automjetet duken plotësisht të shkatërruara.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën zbardhjen e rrethanave të aksidentit.