Dy nga personat e plagosur në aksidentin në aksin rrugor Qafë Thanë – Prrenjas pasditen e sotme po transportohen drejt Tiranës. Ata raportohen të jenë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Në aksident u përfshinë një autobus dhe një makinë. Pas përplasjes, makina shpërtheu në flakë dhe për pasojë mbetën të plagosur 6 persona, dy prej tyre në gjendje më të rëndë.

Dëme materiale janë shkaktuar edhe tek autobusi. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re