Lidhur me aksidentin e ndodhur në aksin e vjetër rrugor Elbasan-Tiranë, ku humbën jetën dy adoleshentet, policia ka arrestuar 18 vjeçarin Francesk Shaba.
Arrestimi i Shabës u bë, pasi më datë 09.11.2019, rreth orës 23.30, në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë, në fshatin Berzhitë, duke drejtuar automjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga e më pas është përplasur me një pemë.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën shtetaset me Denada Tarja dhe Suada Serani të dyja nga 17 vjeç, ndërsa kanë mbetur të dëmtuar vetë drejtuesi mjetit dhe dy pasagjerët shtetasit E.A dhe O. M, të cilët ndodhen nen kujdesin mjekesor, jashtë rrezikut për jetën.
Nga verifikimi i dokumentacionit, rezultoi se drejtuesi i mjetit shtetasi Francesk Shaba drejtonte automjetin i pa pajisur me Leje Drejtimi të grupit “B” dhe nën efektin e alkoolit.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.