Drejtuesi i mjetit i cili ka aksidentuar të miturën 7 vjeçare në Devoll, sipas informacioneve është Franc Bylyku, me detyrë oficer policie në drejtorinë rajonale të kufirit dhe migracionit.

 

Sipas informacioneve, fëmija i ka prere rrugën, duke vrapuar, dhe polici e ka goditur me pjesën e pasqyrës.

 

Nga burimet policore konfirmohet se punonjësi i policisisë nuk ka qenë me shpejtësi të lartë, as nën ndikimin e alkoolit, ndërsa fëmija jashtë rrezikut për jetën.

 

 

Do të jetë AMP ajo që do të vendosë nëse rrethanat e çojnë policin drejt arrestimit apo do të ndiqet në gjendje të lirë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re