Një aksident la të plagosur lehtë dy persona pasditen e kësaj të enjteje në Tiranë. Ngjarja ndodhi në Bulevard fare pranë ministrisë së brendshme ku një motor përplasi një biçikletë.
 
Nga aksidenti mbetën të lënduar drejtuesi i motorit dhe ai i biçikletës të cilët u transportuan në spital jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë e cila mbërriti në vendngjarje shkak i aksidenti u bë lëvizja me shpejtësi e drejtuesit të motorit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re