Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka iu ka shprehur ngushëllimet familjarëve që humbën të afërmit e tyre në aksidentin tragjik të ndodhur në Bullgari, ku deri më tani raportohet për 46 të vdekur. 

 

Xhaçka konfirmon se pasagjerë që ndërruan jetë ishin shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

 

“Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është pranë Maqedonisë së Veriut në këtë moment të vështirë!”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re