Skip to content

Aksidenti në Elbasan, përplasen dy automjete

Dy automjete u aksidentuan mëngjesin e kësaj te shtune në aksin rrugor Elbasan- Peqin. Për pasojë dy persona mbeten të lënduar. Policia bën me dije se në aksident u përfshirë një automjet tip “benz” dhe një “volksvagen”. Nga përplasja e forte u plagosen një grua 33 vjeçare, pasagjere në makinën tip benz. Po ashtu plage te lehta mori edhe një këmbësor 38 vjeçar nga Pajova. Dy të lënduarit u dërguan në Spitalin e Elbasanit, ndërkohë qe policia dyshon se shkak i aksidentit ishte shpejtësia dhe manovrimi i gabuar i drejtuesve te mjeteve.