Skip to content

Aksidenti në Fushë-Krujë, humb jetën një nga të plagosurit

Një nga të plagosurit e aksidentit të sotëm në Fushë-Krujë ka humbur jetën në spital.

Sipas raportimit të policisë shtetasja Z. D., 82 vjeçe ka ndërruar jetë, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët G. D., 37 vjeç; A. M. dhe B. M., të mitur, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz, shtetasi A. B., 41 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja Z. D., 82 vjeçe, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët G. D., 37 vjeç; A. M. dhe B. M., të mitur, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb