GREQI- Një 18-vjeçare shqiptare është plagosur në aksidentin tragjik të dy trenave në Greqi. Fatmirësisht, gjendja e saj shëndetësore është e mirë. Lajmi konfirmohet për Abc News nga ambasadorja shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 40 persona, ndërsa 85 të tjerë janë plagosur.