Skip to content

Aksidenti në Korçë/ Humb jetën 17 vjeçarja

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës e aksidentuara e një nate me parë në kryqëzimin e fshatit Plasë.

 

17 vjeçarja Joana Elmasllari vetëm pak orë pas aksidentit është dërgua në gjendje shumë të rëndë drejt Tiranës ditën por burime pranë spitalit thanë se e reja, nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të shumta të marra nga aksidenti, duke ndërruar jetë pasditen e sotme.

 

Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe 3 persona të tjerë të cilët ndodhet në spitalin e Korçës nderkohë që dy drejtuesit e mjeteve janë arrestuar ditën e sotme nga policia.