Policia informon se, nga aksidenti në Korçë është plāgosur shoferi i furgonit “Volkswagen” të Postës Shqiptare.

Zjarrfikësja u detyrua që ta presë furgonin, për të nxjerrë jashtë shoferin K.P, 25 vjeç i cili është i vetmi i plagosur nga aksidenti.

Ndërkohë shoferi tjetër i “Benz”-it’, N.S, është shoqëruar në komisariat.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 09.06.2020, rreth orës 14:00, në aksin Korçë-Bulgarec, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin N. S., me mjetin furgon tip “Volkswagen” të Postës Shqiptare, me drejtues shtetasin K. P., rreth 35 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe u transportua në Spitalin e Korçës për mjekim, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Shtetasi N.S, ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re