Drejtuesi i automjetit tip ‘Audi’ që shkaktoi aksidentin tragjik duke rënë ngambikalimi i Saukut kishte më pak se një vit që ishte pajisur me lejen e qarkullimit. Në një vit ai ishte gjobitur pesë herë për moszbatim të sinjalistikës, shpejtësi dhe përdorim celulari teksa i jepte makinës.
Saktësisht ai është gjobitur si mëposhtë:
1. Për parakalim dhe veprime të ndaluara më 6 shtator
2.Nuk zbatoi sinjalistikën 7 tetor 2022
3.Gjobitur për shpejtësi 15 nëntor 2022
4.Është kapur me celular në drejtimin e mjetit 9 dhjetor 2022
5.Pa siguracion dhe nuk zbatoi sinjalistikën 27 janar 2022
Si pasojë e përplasjes fatale ‘fluturimthi’ mbetën të vdekur 20-vjeçari, Klevis Ruçaj si dhe dy vajzat me të cilat po udhëtontë. Këta të fundit janë identifikuar si, Erisilda Abedini, 22 vjeçe, banuese ne Tiranë dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe, banuese në Tiranë.
Ndërkohë tre persona të tjera kanë mbetur të plagosur. Ata po udhëtonin teksa janë aksidentuar nga automjeti që ra nga mbikalimi.