Ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore të Traumës në Tiranë një prej personave që mbeti i plagosur pasditen e sotme në aksidentin e ndodhur në aksin Milot-Rrëshen.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës drejtuesi i mjetit tip “Ford” shtetasi A.S., 52 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.

Tre persona të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë tek Trauma. Aksidenti ndodhi rreth orës 16:55, pranë fshatit Skuraj ku u përplasën një mjet tip ‘Renault’ me një tip ‘Ford’, të dyja duke pësuar dëmtime të rënda.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re