Policia ka dalë me njoftim zyrtar për aksidentin në Pogradec dhe bën me dije se janë përplasur 3 automjete.

Si pasojë janë lënduar 6 persona të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Lexo edhe :Related Posts

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 01.01.2024, rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht, janë përplasur 3 automjete me drejtues shtetasit E. Q., Ch. R. dhe E. L.

Për pasojë kanë marrë lëndime 6 shtetas, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re