Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin që ndodhi mëngjsin e sotëm në Roskovec.

 

Sipas bluve, 56 vjeçari me iniciale I.M teksa ka qenë duke drejtuar autobusin, ka përplasur për vdekje 80 vjeçarin me iniciale I.C i cili ka qenë duke udhëtuar me motorr.

 

Shoferi i autobusit  është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.

 

Fier / Informacion paraprak

 

Sot, rreth orës 09:30, në Kurjan, Roskovec, shtetasi I. M., 56 vjeç, banues në Vlosh, duke drejtuar automjetin tip “Autobus”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin I. C., 80 vjeç, banues në Roskovec, i cili ka ndërruar jetë.

 

Nga pasagjerët në autobus, nuk ka të lënduar.

 

Shtetasi I. M. është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re