Një 27-vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor në Rrogozhinë këtë të enjte. Ngjarja ndodhi në vendin e njohur si “bishti i zhurit”, ku një kamion u përplas me një automjet tip “benz” që drejtohej nga Festim meçe.

 

Si pasojë e goditjes së fortë, 27-vjeçari humbi jetën në vend. trupi i pajetw u nxorr nga forcat zjarrfikëse.

 

Në pamjet e fiksuara pak momente pas aksidentit tragjik shihet mjeti i tonazhit të rëndë, i cili e ka marrë para makinën “Benz”, ndërsa viktima ndodhet ende aty.

 

Nga ana tjetër, edhe shoferi i kamionit nuk ka mundur dot të zbresë, pasi dera ishte bllokuar. Shkak për aksidentin dyshohet se u bë një parakalim i gabuar i mjetit tip “Benz”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re